Primo Communications kërkon të punësojë 1 Menaxher Projekti, 1 Key Account Executive, 1 përfaqësues të suportit telefonik për qytetin e Durrësit, 3 asistent dyqani - 1 për qytetin e Tiranës, 1 për qytetin e Durrësit, 1 për qytetin e Shkodrës - 1 inxhinier transmetimi, 1 oficer faturimi dhe 1 programues për qytetin e Tiranës. Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre në adresën jobs@primo.al.
Për pozicionin menaxher projekti duhen plotësuar këto kritere: 1. Të jetë me arsim të lartë (Menaxhim/IT) 2. Të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj (anglisht) 3. Të ketë të paktën dy vjet përvojë pune 4. Të ketë aftësi komunikuese 5. Të jetë i aftë të zgjidhë vetë problemet 6. Të jetë i aftë të krijojë medota pune per projekte specifike
Detyrat kryesore te Menaxherit te Projektit • Të udhëheqë skuadrën e projektit • Të planifikojë, organizojë dhe të kontrollojë aktivitetet dhe rezultatet • Të përgatisë plane biznesi për projektin • Të raportojë te Bordi Drejtues • Të përgatisë përmbledhjen e projektit • Të koordinojë punën me menaxherët e linjës dhe skuadrat e tjera projektesh • Të koordinojë zbatimin e rezultateve të projektit • Të sigurojë burimet për projektet • Të përgatisë analiza projekti dhe raporte • Të propozojë mënyra të reja pune
Për pozicionin Key Account Executive duhen plotësuar këto kritere: 1. Të jetë me arsim të lartë (Fakulteti i Ekronomisë) 2. Të ketë të paktën 6 muaj përvojë pune 3. Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze 4. Të jetë banues në qytetin ku do të punojë (Tiranë)
Për pozicionin përfaqësues i suportit telefonik duhen plotësuar këto kritere: 1. Të jetë me arsim të lartë (Fakulteti i Inxhinierisë Elektronike) 2. Të ketë përvojë pune në shitje 3. Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze 4. Të jetë banues në qytetin ku do të punojë (Durrës)
Për pozicionin asistent dyqani duhen plotësuar këto kritere: 1. Të jetë me arsim të lartë (Fakulteti i Ekonomisë) 2. Të ketë të paktën 6 muaj përvojë pune 3. Të zotërojë gjuhën angleze 4. Të jetë banues në qytetin ku do të punojë (Tiranë, Durrës, Shkodër)
Për pozicionin inxhinier transmetimi duhen plotësuar këto kritere: 1. Të jetë me arsim të lartë (Fakulteti i Inxhinierisë Elektronike ose Informatike) 2. Të ketë të paktën 3 vjet përvojë pune 3. Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze
Për pozicionin oficer faturimi duhen plotësuar këto kritere: 1. Të jetë me arsim të lartë (Fakulteti i Inxhinierisë Elektronike ose Informatike) 2. Të ketë të paktën 1 vjet përvojë pune 3. Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze
Për pozicionin programues duhen plotësuar këto kritere: 1. Të jetë me arsim të lartë (Fakulteti i Inxhinierisë Elektronike ose Informatike) 2. Të ketë të paktën 1 vjet përvojë pune ne ASP, ASP net, Mysql, Sql language, Linux shell. 3. Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze |