Shërbimi Internet mbi fibra optike ofrohet nëpërmjet infrastrukturës të ndërtuar nga ne. Nëpërmjet nyjeve të prezencës së rrjetit tonë të kudondodhura bëhet e mundur lidhja në kohë shumë të shkurtër e klientëve me kosto të ulët dhe siguri të lartë. Infrastruktura jonë me fibra optike suporton kapacitete të larta, dhe u jep mundësi klientëve që në mënyrë të menjëhershme, kurdo dhe në çdo ambient, të perdorin pajisjet, sistemet, dhe shërbimet e duhura, pa u penguar nga kufizimet fizike në rastin e teknologjive të tjera.
Ky shërbim ofrohet kundrejt pagesës së Instalimit dhe pageses mujore, te cila variojnë sipas vendndodhjes dhe kërkesave të veçanta të klientëve për kapacitet. |