Cfare eshte e mundur te behet me shpejtesine 256 kbps, 512 kbps, 1Mbps? Te treja paketat jane te pershateshme per cdo funksion te mundshem ne internet: per hapjen apo shkarkimin e email-eve, navigimin ne faqe te ndryshme, degjimin e muzikes apo shkarkimin e filmave. Ndryshimi i vetem eshte shpejtesia e ofrimit te sherbimit. Midis tre paketave, me e mire eshte ajo me shpejtesine me te larte te mundeshme, te ofruara nga kompania jone ne nivelin me te larte te cilesise dhe besueshmerise.
Cila eshte alternativa me e mire per shkarkimin e filmave apo muzikes? Alternativa me e mire per shkarkimin e filmave apo muzikes eshte ajo me shpejtesine me te larte te mundshme. Kjo, per klientin do te thote shkarkimi i materialit te nevojshem sa me shpejt te jete e mundur. Te treja paketat ofrojne mundesine e shkarkimit ne menyre te shpejte, pa limit dhe ne cdo moment te dites. Me oferten tone per 1 Mbps (25 euro ne muaj), mund te shkarkoni gjithcka qe deshironi: ne pak minuta mund te degjoni kenget e fundit, brenda ores mund te shkarkoni filmin tuaj te preferuar.
Cila eshte alternativa me e mire per pjesemarrjen ne rrjetet e ndryshme shoqerore ne web? Te treja alternativat jane te perdoreshme. Ne keshillojme shpejtesine 512/256 kbps (vetem 18 euro ne muaj) ku faqet hapen pa problem dhe ju nuk do te jeni te detyruar te prisni jo me shume se 30 - 50 sekonda per hapjen e faqeve, edhe ne rastet kur keto faqe jane te ngarkuara. Flisni pa fund me njerezit tuaj te dashur, pa asnje nderprerje.
Cila eshte alternativa me e mire per kontrollin e e-mailit? Per te lexuar email-in, mund te perdorni fare mire shpejtesine 256/128 kbps. Ne rastet kur e perdorni internetin vetem per te lexuar email-in, alternativa me e mire eshte ajo me 8 euro, shpejtesi 512/256 Kbps dhe sasia e trafikut 1GB. Kjo sasi trafiku eshte e mjaftueshme per marrjen dhe dergimin e email- eve si dhe per hapjen e faqeve te ndryshme. Ofron shpejtesi me te larte, cilesi sherbimi dhe tarife te ulet, te pranueshme per kedo.
Cila eshte alternativa me e mire per nje biznes? Nese nje biznes ka vetem nje kompjuter ne pderdorim, alternativa me e mire per ju eshte ADSL 512/256 Kbps. Ne rast se biznesi juaj eshte i ndertuar mbi nje rrjet te gjere kompjuterash dhe shkembimi informacioni, sugjerohet sherbimi i dedikuar ADSL ose Fiber Optike, ku shpejtesia eshte e njejte gjate gjithe kohes dhe cilesia e sherbimit eshte me e larte, garantuar nga kompania jone ne cdo cast. |