Primo eshte pjese e Telekom Slovenia nga viti 2007. Kompania jone eshte krijuar nga shkrirja, bashkimi dhe bashkepunimi i vazhdueshem dhe intensiv i kater kompanive lider ne fushen e telekomunikacionit. Ky proces bashkimi filloi me blerjen e e shoqerise Albania Online Service Provider sh.p.k (AOLSP) ne 2007-n. Kjo e fundit eshte nje shoqeri qe operon ne tregun e telekomunikacioneve qe nga viti 1998, vit ne te cilin edhe eshte regjistruar. Ky ishte hapi i pare qe i celi rrugen nje sere transaksioneve te tjera, blerjesh te njepasnjeshme.
Ne mars te vitit 2008, u realizua blerja e e te gjitha kuotave te shoqerise tregetare shqiptare, Albanian Fiber Backbone sh.p.k. (AFB), shoqeria e pare private dhe lider ne fushen e transmetimit te te dhenave duke ndertuar dhe perdorur rrjetin e saj me fiber optike. Kjo shoqeri u krijua ne vitin 2001 dhe qe nga ajo kohe ka operuar rregullisht ne tregun shqiptar te telekomunikacionit.
Pas kesaj, vijoi edhe blerja e 100% te aksioneve te shoqerise H-Communications Sh.A (H-Comm), e cila operon kryesisht ne ofrimin e sherbimit te telefonise fikse rurale dhe internet. H-Communications Sh.A u regjistrua ne vitin 2000, dhe asokohe njhej si Hermes Sh.p.k Te tre kompanite e lartpermendura u perfshine ne nje proces bashkimi ligjor me perthithje, proces i cili perfundoi ne muajn mars te vitit 2009.
Gjithashtu jashte procesit te bashkimit eshte shoqeri 100% e kontrolluar nga Primo edhe Bindi Integrated Services Sh.A (BIS), e regjistruar ne vitin 2004 ne regjistrin tregetar. BIS operon ne transferimin e te dhenave per kliente te medhenj dhe ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise.
Duke filluar nga prilli i vitit 2009, zyrtarisht, emri i shoqerise tone eshte PRIMO Communications Sh.p.k |